Reuten: Deklaratë e pamatur e Macronit, ai nuk e ka fuqinë për të ndryshuar vendimin e BE-së për vizat

Deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron për vizat për Kosovën është cilësuar si e pamatur nga eurodeputeti holandez, Thjis Reuten

Eurodeputeti holandez, Thjis Reuten

Deklarata e presidentit të Francës Emmanuel Macron në Tiranë, që sipas përkthimit zyrtar të Zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë ishte se Franca ka suspenduar vizat për Kosovën, ka nxitur reagime të shumta.

Eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, që ishte raportues për vizat në Parlamentin Europian, ka sqaruar se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë nga 1 janari në vendet evropiane, duke shtuar se qëndrimi i Francës nuk është i gjithë BE-së dhe se presidenti Macron nuk e ka fuqinë për ta ndryshuar.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë në fuqi nga 1 janari 2024. Ky vendim është marrë unanimisht nga Këshilli muaj më parë. Përpjekja e Francës për të revokuar këtë vendim nuk është qëndrim i BE-së dhe presidenti Macron nuk ka fuqinë të ndërmarrë në mënyrë të njëanshme hapa të tillë”, ka thënë Reuten për Gazetën Express.

Reuten ka thënë se ky qëndrim i Macron nuk do t’i ndihmojë aspak dialogut Kosovë – Serbi dhe se ndëshkimi i Kosovës do të përkthehet si stimulues për Serbinë që të vazhdojë me pengesa në procesin e pajtimit.

“Kjo lëvizje e pamatur po shqetëson situatën tashmë të pasigurt në dialogun Beograd-Prishtinë. Ky diskutim nuk duhet të jetë pjesë e përpjekjeve tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës sepse nuk ka të bëjë me të. Do të ishte një stimul për Serbinë për të penguar më tej normalizimin e nevojshëm, në vend të angazhimit shumë të nevojshëm në mirëbesim midis dy vendeve të lehtësuar nga BE”, ka thënë tutje eurodeputeti holandez, Thjis Reuten.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave, është pezulluar nga ana e Francës sepse sipas tij ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta Macron thotë se nuk po mbahet.

Lexo dhe: Macron: Çështja e vizave pezullohet nga ana e Francës

Presidenti Macron ka thënë se pret nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq që të mbajë përgjegjësi dhe të dënojë aketet e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. Ndërsa nga ana e Kosovës, Macron pret që të njihet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Për këtë deklaratë të Macronit, zyra e presidentit të Francës në një përgjigje për ABC News, ka thënë se “Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur”.

Lexo dhe: Zyra e Macron: Liberalizimi i vizave, çështje e hapur

“Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë”, thuhet tutje në përgjigje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika