Serbia ka rënë dakord të furnizojë me armë Kievin ose i ka dërguar ato tashmë, sipas një dokumenti të klasifikuar të Pentagonit, pavarësisht nga neutraliteti i pretenduar i vendit në luftën e Ukrainës dhe refuzimi për të sanksionuar Rusinë për pushtimin e saj në 2022.
Sipas artikullit të Reuters, ky dokument ishte midis dhjetëra dokumenteve të klasifikuara të postuara në internet javët e fundit, në atë që mund të jetë rrjedhja më serioze e sekreteve amerikane në vite.
Dokumenti është cilësuar si Sekret dhe NOFORN, duke ndaluar shpërndarjen e tij për shërbimet e huaja të inteligjencës dhe ushtritë. Ajo mban datën 2 mars dhe është e stampuar me vulën e zyrës së Shefit të Shtabit të Përbashkët, shkruan Retuers.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milos Vuçeviç, hodhi poshtë pohimet e dokumentit si “të pavërteta” në një deklaratë të mërkurën.
“Serbia nuk ka bërë dhe as nuk do t’i shesë armë palës ukrainase apo ruse, as vendeve që e rrethojnë atë konflikt,” tha Vuçeviç.
Grafiku tregonte se Serbia refuzoi të ofronte trajnime për forcat ukrainase, por ishte zotuar të dërgonte ndihma vdekjeprurëse ose e kishte furnizuar atë tashmë. Ai tha gjithashtu se Serbia kishte vullnetin politik dhe aftësinë ushtarake për t’i ofruar armë Ukrainës në të ardhmen.