Rexha për Sahitin: Shkarkimi i tij është një mesazh i keq për qytetarët e Kosovës dhe UP-në

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Blerim Rexha ka thënë se shkarkimi i rektorit të UP-së, Naser Sahiti paraqet një mesazh të keq për Universitetin e Prishtinës. Gjersa përfaqësuesi i organizatës "Reforma" përmend rastin e bursave të 2020 të dhëna në qershor, Rexha ka thënë se nuk ka dëgjuar që një rektor të shkarkohet për raste të tilla

Blerim Rexha, profesor në UP

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Blerim Rexha, ka thënë se shkarkimi i rektorit të UP-së, Naser Sahiti, paraqet një mesazh të keq për Universitetin e Prishtinës, qytetarët e Kosovës dhe vetë Kosovën.

I ftuar në “Debat Plus”, Rexha ka thënë se nuk ka dëgjuar ndonjëherë që rektorët të shkarkohen për arsye siç është shkarkuar Sahiti.

“Shkarkimi i rektorit është një mesazh i keq për qytetarët e Republikës së Kosovës, prindërit e studentëve, për prindërit e nxënësve që pretendojnë t’i sjellin fëmijët në UP dhe komunitetin akademik. Është një paradoks që ndodh në Kosovë, që synojnë të përveshim vlerat demokratike dhe sjelljet i kemi të tjera. Nuk kam dëgjuar që të shkarkohet ndonjë rektor e aq më pak, për arsye se bursat janë shpërndarë në qershor”, ka deklaruar Rexha, i cili a theksuar se dëmi më i madh i është shkaktuar UP-së.

Oktaj Hasani, nga organizata studentore “Reforma”, ka thënë se si organizatë, kanë dëshmuar disa momentume që kanë treguar mungesë së aftësisë menaxheriale, e një ndër to, edhe dita e votimit të anëtarëve të Këshillit Drejtues.

“Kanë qenë dy grupe, studentët që kanë fituar zgjedhjet, u është mohuar e drejta për të votuar në senat, përkundër faktit që dinamika zgjedhore, e kishte të caktuar si pikë që zgjedhja e studentëve senatorë duhet të jetë pika e fundit. Në atë moment, përkundër faktit që senatorët kishin të drejtën ligjore, kishte tendencë nga ana e menaxhmentit të futen senatorët e vjetër”, ka treguar ai.

Ndërkaq, ai ka përmendur çështjen e bursave akademike të vitit 2020, të cilën e ka ciilësuar sikurse “skandal të madh” ngase shpërndarja e tyre ishte bërë në qershor.

Rektori i Universiteti të Prishtinës, Naser Sahiti, është shkarkuar nga pozita e tij.

Kjo është bërë, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të UP-së, në të cilën ishin të përjashtuara mediat, më 21 nëntor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika