Rexha për skandalin e RTK-së: Ndërhyrje e Lëvizjes Vetëvendosje, e qartë që ka për synim t’idenigrojë mediat

Xhemajl Rexha, kryetari i Asociacionit të Gazetatëve të Kosovës (AGK), në "FIVE"

Xhemajl Rexha, kryetari i Asociacionit të Gazetatëve të Kosovës (AGK), pas skandalit të RTK-së, ka thënë se këtu ka ndërhyrje nga shteti.

Ai akuzoi qeverinë Kurti që ka ndërhyrje direkte në Radio Televizionin e Kosovës.

“Ndërhyrja është direkte, e shtetit e qeverisë së zotrit Kurti e përmendim gjithmonë fotografinë e Dejona Mihali me z.Adi Krasta, por ajo e dimë që ka shoqëri edhe me Rilind Gërvallën,” tha Rexha në “Five”.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka për synim denigrimin e mediave në mënyrë që ta humbasin besimin e publikut.

“Ndërhyrja është e qartë, vjen nga ana e qeverisë së zotrit Kurti nga ana e partisë politike Vetëvendosje që ka për synim që të denigrojë mediat në mënyrë që të humbë besimin te publiku, t’i shpallë ato armiq të popullit dhe druaj që gjërat do të shkojnë duke u bërë akoma më keq përderisa afrohet mbajtja e zgjedhjeve,” shtoi Rexha.

Po ashtu, ai shtoi se kjo çështje do të duhej të merrre një përfundim,e që sipas tij do të duhej të shkarkohej drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla.

“Me rëndësi është që skandali i RTK-së të marrëe epilog dhe z.Krasta do duhej që të tregojë guximin që të ndërmarrë masa deh kjo do ishte largimi-shkarkimi i Rilind Gërvallës nga posti i drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës.”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika