Rexhaj i VV-së: Ne kemi sensin për t’u marrë vesh me Serbinë, ajo vetëm shtiret

Arber Rexhaj, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në "Debat Plus" ka shprehur qëndrimin e VV-së në lidhje me dialogun dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Duke theksuar tri pikat kryesore, Rexhaj ka deklaruar se ata janë të hapur për dialog, nuk janë pengesë për bisedimet dhe kanë vullnetin për të arritur marrëveshje me Serbinë

Deputeti i LVV-së, Arber Rexhaj

Deputeti i VV-së, Arber Rexhaj, duke folur në “Debat Plus” për Asociacion e Komunave me shumicë serbe, ka theksuar tri pika sa i përket dialogut me Serbinë. Sipas tij, Kosova është e hapur për dialog, nuk është bllokues dhe se kanë sensin për t’u marrë vesh me Serbinë.

Por, sipas Rexhajt, Serbia shtiret se do marrëveshje e në anën tjetër bën sulme terroriste dhe voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Mirë, të mos harrojmë një gjë, Asociacioni që moti ka qenë obligim ndërkombëtar. Por që nuk u zbatua asnjëherë. Dhe në atë kuptim, mendoj që kryeministrit Kurti edhe në Kuvendin e Kosovës, mirëpo gjetiu edhe këto ditë është duke e thanë një gjë e që për mua ka rëndësi. Që në thelb ne jemi pala e cila është e hapur për dialog e para, e dyta nuk jemi bllokues të dialogut e treta kemi sensin për t’u marrë vesh me Serbinë.

Por për ta kryer një marrëveshje të detyrueshme dhe obligative me Serbinë, dhe në anën tjetër ajo që unë po e shoh në aspektin strategjik është qerrja e maskës së Serbisë, e cila pra shtiret se do dialog me Kosovë, shtiret marrëveshje me Kosovën. E në anën tjetër kur dy palë dialogojnë, edhe kanë një marrëveshje siç është marrëveshja bazike, dhe në anën tjetër me akte terroriste të sulmon, në anën tjetër voton kundër Kosovës në anëtarësim në organizmat e ndryshëm ndërkombëtar”, ka thënë Rexhaj.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika