Rexhaj, kandidat i VV-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, me numrin 29

Arbër Rexhaj nga LVV

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se është kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare të ardhshme, duke mbajtur numrin 29 në listën zgjedhore të partisë.

Rexhaj shprehu falënderimin ndaj qytetarëve për mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë gjatë angazhimit të tij politik.

Ai deklaroi se gjithmonë ka qenë pranë qytetarëve dhe se pret që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Lëvizja VETËVENDOSJE më ka kandiduar kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare me numrin 29.

Gjithmonë kam qenë pranë jush, dhe ju pranë meje! Pres mbështetjen tuaj e cila nuk më ka munguar asnjëherë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Rexhaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika