Rexhaj: Ligji për pagat është i një rëndësie të veçantë për Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhaj ka thënë se qeverisja e tanishme është shembull i antikorrupsionit, dhe sipas tij, Qeveria Kurti po i kryen me shumë përgjegjësi punët e saj

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj në Debat Plus

Arbër Rexhaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje(VV), ka thënë se Qeveria Kurti po i kryen punët e saj në vazhdimësi, madje me shumë përgjegjësi.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, Rexhaj ka thënë se qeverisja e tanishme është shembull i kundërkorrupsionit.

Ai ka cituar Kryeministrin Kurti, “nuk mund të presim mrekulli për një vit qeverisje”, duke shtuar se gjatë 20 vjetëve nga qeverisjet e kaluara ka pasur dëme politike, madje siç thotë ai, dëme të brendshme në aspektin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, analisti Imer Mushkolaj ka reaguar me një replikë ndaj deputetit Rexhaj, duke i thënë se është i zhgënjyer nga Qeveria Kurti, për mosrealizimin e disa premtimeve, të cilat i kanë bërë, e që sipas tij, “premtimet janë zotime”.

Analisti, Imer Mushkolaj në Debat Plus

“Ndërtimi i 40 çerdheve publike në Kosovë nuk është realizuar, mos të flasim për Fondin Sovran, ngritjen e pagës minimale, ligjin për pagat. Te Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit ka shumë probleme, ne si qytetarë ne nuk po shohim ndryshime të mëdha”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas Imerajt, Qeveria Kurti mund të ketë gjetur probleme të trashëguara nga Qeveritë e kaluara, por nuk është arsyetim, që të mos bëhet progres në premtimet që i kanë dhënë në fillim të mandatit.

“Nuk po shoh që po punohet, është jashtëzakonisht zhgënjyese”, ka thënë Mushkolaj.

Ndërsa Rexhaj, ka thënë se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë janë dy dikastere mjaft komplekse, dhe nuk mund të ketë ndonjë reformë të menjëhershme, sepse siç thotë ai, problemet janë të thella dhe të trashëguara.

“Megjithatë është bërë dhe është duke u bërë, po hapen çerdhet në fushën tenderuese, në arsim sado që investon frytet e saj nuk korren menjeherë, sepse shëndetësia dhe arsimi janë dy dikastere komplekse”, ka thënë Rexhaj.

Sipas tij, edhe në Fondin Sovran është bërë një analizë e aseteve, të cilat janë mjaft strategjike, dhe në ndërkohë do të kalojnë edhe asete tjera.

Ndërsa, si kundërpërgjigje për ligjin e pagave, ai ka thënë se ky është një ligj që ka kaluar nga Ministria e Brendshme dhe natyrisht që merr kohë të gjatë deri të implementohet.

“Ligji i pagave ka kaluar nga ministri Sveçla në MPB, dhe natyrisht që merr një kohë të gjatë deri të kalojë”, ka thënë Rexhaj.

Sipas Rexhajt, ligji për paga është i një rëndësie të veçantë, i cili prek çdo qytetar.

“Ne jemi plotësisht të përgjegjshëm për të sjellur një ligj i cili nuk shkon në Gjykatë Kushtetuese, sepse nuk mund ta bëjmë një ligj i cili pastaj kthehet nga kjo Gjykatë”, ka përfunduar replikën e tij ndaj Mushkolajt.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika