Rexhaj: Serbët po i blejnë pronat e shqiptarëve në Kosovë, po ua falin kishave ortodokse serbe

Arber Rexhaj

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë se ka shqetësime reale se qytetarët serbë të Kosovës po blejnë prona të shqiptarëve dhe pastaj po ua falin kishave ortodokse serbe.

Rexhaj, në “Debat Plus”, tha se kjo po bëhet me qëllim që pastaj të bllokohen punët me interes nacional, siç është ndërtimi i rrugëve, për shkak të problemeve pastaj me shpronësim.

“Kur po vjen puna të shpronësime, po hasim shumë në prona të kishës ortodokse serbe. Kohëve të fundit ka tendenca të blerjes së pronave shqiptare nga serbët, fillimisht po i blejnë e po ia shesin apo falin kishës ortodokse, në tërë territorin e Kosovës. Ky fenomen ka qenë vite të tëra, tash është shtu, po bëhet për t’i pengu punët çështjet e rëndësisë nacionale shumë të rëndësishme për qytetarët të Kosovës, organet e sigurisë po e bëjnë punën e tyre”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika