Rexhaj: Tokat e Manastirit nuk kthehen, por Asociacioni nuk bëhet

Arber Rexhaj, VV

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare duke thënë se e kanë bërë kusht Asociacionin për anëtarësim në KiE.

Rexhaj në “Debat Plus” u pyet se a do kthehen tashmë tokat e Manastirit të Deçanit, pasi Kosova nuk u bë pjesë e agjendës në KiE.

Rexhaj u përgjigj duke thënë se  “nuk kthehen tokat e Manastirit, por nuk bëhet Asociacioni…”.

Deputeti i VV-së tha se bashkësia ndërkombëtare kushtëzimin për Asociacionin është duke e bërë si formë shantazhi.

“Pse është kushtëzim deri në shantazh çështja e Asociacionit, nëse do ishte punë e kryer, Kosova do ishte sot në agjendë për anëtarësim në KiE. Kjo tregon qartazi, edhe Kurti tha se edhe brenda komisioneve parlamentare ku ka pasur amendamente të ndryshme se a duhet të jetë kusht Asociacioni apo jo, edhe atje ka kalu. Ka qenë kusht vetëm Manastiri, atë kusht e kemi përmbushë… duke besu fuqishëm që aleatët tanë ndërkombëtarë, ShBA, po na kërkojnë një gjë të tillë për anëtarësim. Kjo nuk u bë, na u kërkua diçka shtesë, këtë nuk e bëjmë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika