Rexhep Selimi kërkon shkarkimin e avokatit të tij

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili po gjykohet për krime lufte në Hagë, Rexhep Selimi, ka kërkuar që avokati i tij, David Young, të tërhiqet nga ekipi i tij dhe të përfaqësohet nga Geoffrey Roberts, tani bashkavokat në ekipin e mbrojtjes

Rexhep Selimi

Në kohën kur në Hagë filloi procesi gjyqësor kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, njëri prej tyre, Rexhep Selimi, kërkoi që avokati i tij David Young të mos e përfaqësonte më.

Selimi ka kërkuar ta ndërpresë kontratën më të. Ai ka kërkuar që Young të zëvendësohet nga avokati Geoffrey Roberts.

“Në bazë të rregullit 26(1) të Rregullave1 dhe nenit 16(1) të Direktivës për avokatin, sekretari kërkon miratimin e Trupit Gjykues për ndërprerjen e parakohshme të shërbimeve të z. David Young (‘MrYoung’) si avokat i z. Rexhep Selimi. (‘Zoti Selimi’). Më 25 prill 2023, Zyra e Mbrojtjes mori një letër nga z. Selimi, ku kërkonte që z. Young të tërhiqej si avokat i emëruar nga ai, dhe që është caktuar si avokat zëvendësues Geoffrey Roberts. Selimi përfshiu një përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij. Zyra e Mbrojtjes, gjithashtu, mori nga z. Selimi një formular të nënshkruar dhe datë kërkese për takim, si dhe një autorizim për z. Roberts. Në të njëjtën ditë, z. Young paraqiti një kërkesë përkatëse për t’u tërhequr si avokat i emëruar për z. Selimi, bazuar në arsye të mira, dhe duke përshkruar arsyet për këtë”, thuhet në vendimin e Speciales.

Më tej, në vendim thuhet se “z.Roberts i konfirmoi Zyrës së Mbrojtjes se ai ishte kontraktuar me një kërkesë për të përfaqësuar z.Selimi dhe se ai do të pranonte emërimin. z.Roberts pranohet në listën e avokatëve të specializuar në përputhje me nenin 7 të ligjit të Direktivës për avokatin”.

Aktakuza e parë kundër ish-krerëve të UÇK-së është konfirmuar më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika