Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Rexhep Selimi ka mbushur sot 54-vjet. Ai është vizituar nga bashkëshortja, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali derisa po mbahet në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.

Mihali ka publikuar fotografi nga vizita në Hagë, ku ka shkruar se Selimi është çlirimtar prej së vërteti.

“Sot ia urojmë ditëlindjen e 54 shokut tonë Rexhep Selimi. Të presim sa më parë për ta rifilluar aktivitetin aty ku ta ndërprenë padrejtësisht. Të rrallë janë ata që kanë ditur historikisht ta mbrojnë pa bujë, pa vetëmburrje, pa kërkim shpërblime, pa glorifikime e pa teprime pjesëmarrjen dhe drejtimin në luftëra të mëdha të popujve ku bëjnë pjesë”, ka shkruar ai.

Më tej, ajo ka shtuar se “Rexhep Selimi është padyshim më i shkëlqyeri ndër ta. Çlirimtar prej së vërteti”.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika