Rexhepi: Ka lëvizje pozitive për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi gjatë takimit të radhës të Grupit Koordinues ka thënë se ka lëvizje pozitive në implementimin e ligjshmërisë në fushën e të drejtave të njeriut

FOTO: KP

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, gjatë takimit të radhës të Grupit Koordinues ndërinstitucional për të drejtat e njeriut, ka thënë se Kosova ka shënuar lëvizje pozitive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërsa sfidë mbetet pjesa veriore e Kosovës dhe integrimi dhe afirmimi i komunitetit serb.

Rexhepi u shpreh se ka edhe lëvizje pozitive në implementimin e ligjshmërisë në fushën e të drejtave të njeriut.

Ajo e ka theksuar si problem gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale.

“Në rrjetet sociale, gjuha e urrejtjes është shumë e madhe, që sipas meje, paraqet një problem të madh edhe më tutje, e cila mund të paraqitet më shumë në vitet në vijim. Ajo është një prej fenomeneve brengosëse në shoqërinë tonë. Shoqëria jonë duhet të edukohet më shumë nëpërmes programeve të ndryshme me dialogun ndëretnik, duke luftuar specifika të ndryshme të popullatës në vendin tonë“, ka deklaruar Rexhepi.

Teksa ka listuar disa nga të arritura që sipas saj janë bërë, Rexhepi u shpreh se sfidë mbetet integrimi i të drejtave dhe afirmimi i komunitetit serb në veri të Kosovës.

Ajo tha se si shtet duhet të ofrohet respektim për të gjithë qytetarët të Kosovës, duke nisur nga Leposaviqi e deri në Dragash.

“Jemi dëshmitarë të lëvizjeve pozitive për kontekstin e mbrojtjes të të drejtave të njeriut në Kosovë, ballafaqohemi edhe me sfida të mëdha e të cilat na përcjellin nga 2022 në veri të vendit tonë dhe kërkojmë vëmendjen tonë të pandërprerë për integrimin e të drejtave, afirmimin e komunitetit serb, gjegjësisht të sigurohen të drejtat e komunitetit pakicë, ashtu siç parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës dhe ajo duhet për garantimin dhe avancimin e standardit universal të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e vetë dhe si shteti që anon kah shoqëri inkluzive dhe jemi të obliguar që të gjitha mundësitë t’u japim që këto të drejta të respektohen për secilin qytetarët, duke filluar nga Leposaviqi e deri në Dragash“, theksoi ajo.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka konsideruar inkurajues faktin që janë rritur përpjekjet për zbatim të rekomandimeve të jepen nga institucioni që drejton ai.

“Inkurajuese dhe çka dua të shpreh falënderim të veçantë është përpjekja që po bëjnë autoritetet të kuptojnë rëndësinë që ka zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe kjo meritë pa dyshim që i takon politikave që zbaton qeveria”, theksoi ai.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë, Habit Hajredini, u shpreh se programi qeverisës për të drejtat e njeriut ka katër objektiva kryesore si: përmirësimi i qeverisjes, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, promovimi i jetës së shëndetshme dhe lehtësimi i qasjes në sistemin e drejtësisë.

Krahas të arriturave, Hajredini theksoi se nevojitet mobilizim institucional për zbatimin e ligjeve për të drejtat e njeriut./KP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika