Rezidenca e presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti e Çeku vizitojnë punimet

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hajrulla Çeku vizituan Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova, duke theksuar rëndësinë e restaurimit të saj

Foto: Zyra e Kryeministrit - 19 nëntor 2024.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku vizituan të martën Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova, për të parë nga afër punimet që po bëhen drejt finalizimit të ndërhyrjeve restauruese.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti e Çeku u mirëpritën nga familja Rugova të cilët u shprehën mirënjohës për kujdesin institucional dhe rezultatin e punës së bërë deri më tani.

“Rezidenca e Presidentit historik Ibrahim Rugova do të vazhdojë të ruaj kujtesën mbi njërën ndër periudhat më të rëndësishme të popullit tonë”, u shpreh kryeministri.

Ai falënderoi zonjën Rugova dhe familjen Rugova për bashkëpunimin dhe qëndresën.

“Kryeministri tha se jemi të interesuar që të shkojë gjithmonë mirë dhe të dalë gjithçka sa më bukur, dhe objekti i Rezidencës të jetë sa më reprezentativ për vizitorët të cilët këtu edhe ndjehen këndshëm dhe kanë shumëçka të mësojnë”, thuhet tutje në njoftim.

Restaurimi po udhëhiqet nga ekipe profesionale në respekt të vlerave që ka kjo shtëpi, e cila është pjesë e listës së aseteve të trashëgimisë që mbrohen me ligj.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika