Rezistencë në Vranjevc, Policia plagos një person

Një zyrtar policor ka plagosur një të dyshuar në lagjen Vranjevc të Prishtinës. I dyshuari ka pësuar plagë dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Shkas i plagosjes u bë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit dhe rezistenca ndaj Policisë

Pamje nga vendi i ngjarjes

Në orët e para të mëngjesit në këtë shtëpi në Vranjevc të Prishtinës kanë zbarkuar forca të shumta policore.

E shkak i kësaj bastisje ishte gjuajtja me armë që 66 vjeçari kishte bërë një ditë më parë.

I njëjti gjuajti me armë edhe kur e kuptoi se në shtëpinë e tij kishin ardhur forcat e rendit.

Mirëpo, rezistenca e tij nuk gjeti mirëkuptimin e policisë.

Uniformat blu, gjuajtën në drejtim të 66 vjeçarit i cili mbeti i plagosur.

Ndërkohë, thuajse gjatë gjithë ditës shiriti i verdhë policor qëndroi përreth oborrit të shtëpisë së prishtinasit.

Edhe veturat e policisë e pjesëtarët e saj po kontrollonin çdo cep të shtëpisë.

Sipas njoftimit zyrtarë të Policisë këtu u gjet një arsenal armësh.

I dyshuari nuk ka gjendje të mirë shëndetësore.

Nga gjuajtjet e policisë, ai ka marrë lëndime të rënda për çka i është dashur të bëjë një intervenim.

No photo description available.

“Rreth orës 09:00 të mëngjesit kemi pranuar një pacient në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë dhe është futur në sallën operative dhe vazhdon ende. Është plagë hyrëse në pjesën torakale. Ende është në sallë dhe duke e përfunduar operacionin”, ka thënë Dafina Basholli nga QKUK.

Rruga e shtëpisë së të plagosurit vazhdon të jetë e mbikëqyrur nga Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika