Bosnjë e Hercegovina sot shënon 29-vjetorin e gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë.
Masakra që ndodhi atje më 11 korrik 1995, është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërsa, sot [e enjte], Kuvendi i Kosovës ka miratuar Deklaratën për përkujtimin e Masakrës së Srebrenicës.
I mbijetuari nga Lufta në Bosnje e Hercegovinë, Sami Vokrri për rezolutën e miratuar nga Kombet e Bashkuara më 24 maj ka thënë se është më e pakta që është mundur të bëhet, por pavarësisht gjithçkaje, është një ditë e shënuar e vonuar.
Ai ka shtuar se rezoluta përkujton historinë e viktimave të luftës dhe është “një ditë të mos ngjajë më” dhe “të mos përsëritet më për askënd”.
Ai, në “Rreth e Rrotull”, ka rrëfyer se gjatë vitit 1992-1996 ka qenë student duke qëndruar në qytetin e Sarajevës dhe se Srebrenica ka qenë e shpallur si zonë e sigurt, por që u krye masakra më e madhe pas përfundimit të luftës së fundit në Bosnjë e Hercegovinë.
“Unë si përjetues i luftës në Bosnje e Hercegovinë 1992-1996, është një ditë e shënuar për të gjithë, edhe pse e vonshme. Isha student në Sarajevë. Ka pasur aq shumë viktima. Por që është mirë sepse të paktën se është një ditë të mos ngjajë më dhe mos të përsëritet më për askënd. Sepse është masakra më e madhe që nga Lufta e dytë botërore dhe pas Holokaustit. Nuk është vetëm Srebrenica, por e dimë se si ka qenë shtetrrethimi në Sarajevë. Dhe llogariten 106 mijë viktima të luftës, e shumica prej tyre janë boshnjak. E pakta nga Kombet e Bashkuar dhe gjithë bota për këtë ditë, pasi në mënyrë indirekte ose direkte janë bashkëpjesëmarrëse, sepse zona e Srebrenicës ishte shpallur si zonë e sigurt dhe u la në duart e kriminelëve dhe pushtetit e parapushtetit serb”, u shpreh ai.
Vokrri ka kërkuar nga Institucionet e Kosovës që të bëjnë një iniciativë që Serbia të paditet për krimet e shkaktuara ndaj saj në luftën e fundit.
“Jo vetëm me Bosnjën apo me ata që përjetuan luftën gjenocidiale të Serbisë dhe serbëve të Bosnjës ndaj popullit musliman, por ka të bëjë me gjithë ata që përjetuan një luftë mbarë ish-jugosllavinë. Jam shumë i kënaqur, edhe pse me shumë vonesë nga Kombet e Bashkuara të OKB-së, që mori vendimin e tillë. Por që është një respekt për gjitha viktimat e Srebrenicës, pavarësisht se shumë prej familjarët e viktimave kanë vdekur dhe nuk e dijnë këtë akt. Por më mirë vonë se kurrë. Urojmë që ndoshta Kosova në të ardhmen të bëjë një iniciativë dhe Serbia të paditet për ato që ia ka shkaktuar Kosovës”.
“Ngjarje e rëndësishme” e ka vlerësuar Bardhyl Mahmuti rezolutën e krijuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, teksa ka shtuar se “gjenocidi është krim” dhe se duhet të “përkujtohet” që të mos përsëritet.
“Çështja e rezolutës për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë është ngjarje e rëndësishme. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka krijuar rezolutën për gjitha vendet e botës, të përkujtojnë këtë ngjarje sepse gjenocidi është krim që duhet përkujtohet për të shmangur përsëritjen e krimeve të ngjajshme. Shumë mire që përkujtohet tragjedia më e madhe pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Nuk duhet të harrohet asnjë rast që një gjenocid i përmasave të ngjajshme kanë ndodhur edhe në Kosovë. Dhe përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës në asnjë moment nuk duhet të lënë në heshtje domosdoshmërinë e institucioneve tona të përkujtojë gjenocidin që ka ndodhur ndaj popullit shqiptar nga i njëjti regjim dhe nga i njëjti forcat e armatosura”, deklaroi Mahmuti.
Mahmuti ka thënë se Kuvendi i Kosovës po e respekton deklaratën për nderim dhe kujtim të viktimave të Masakrës së Srebrenicës, madje edhe duke i vënë edhe simbolin që e simbolizon gjenocidin.
Ai ka “kritikuar” qeverinë për “mosrespektimin” e rezolutës që ka shpallur 15 janarin si ditë gjenocidi që ka kryer Serbia ndaj Kosovës. Teksa ka theksuar se Kosova nuk “ka edhe simbol” që e simbolizon krimin serb ndaj shqiptarëve.
“Deklarata e Kuvendit të Kosovës për Srebrenicën po respektohet. Nga niveli qeveritari se po përkujtohet kjo ngjarje duke vnuar edhe simbolin që simbolizon gjenocidin në Srebrenicë. Në vitin 2019, Kuvendi i Kosovës më 16 maj ka miratuar një rezolutë që ka shpallur 15 janarin si ditë e gjenocidit që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve në Kosovë. Për pesë vite me radhë, asnjëherë nuk është mbledhur për të përkujtuar ditën e gjenocidit të Serbisë ndaj Kosovës, Dhe 25 vite më pas, Kosova nuk ka ende një symbol unik që do të përfaqësojë gjenocidin e serbëve ndaj shqiptarëve. Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë’, plagë e hapur mori një nismë që përfshin katër petalet, katër format e gjenocidit serb në vend”.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar sot rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
84 shtete votuan për, 19 ishin kundër e 68 abstenuan.
Votimi erdhi pas një debati të shkurtër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Vendet që votuan për janë: Shqipëria, Andora, Australia, Austria, Bangladeshi, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Fixhi, Estonia, El Salvadori, Egjipti, Ekuadori, ÇEKIA, Kroacia, Kosta Rika, Kolombia, Kili, Kadi, Kanadaja, Finlanda, Franca, Gamibia, Gjermania, Guinea Bissau, Indonezia, Irani, Iraku, Italia, Japonia, Jordania, Mali i Zi, Malta, Libia, Lituania, Latvia, Kuvaji, Zelanda e Re, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Palau, Polonia, Katari, Portugalia, Reoublika e Koresë, San Marino, Turqia, Tunizia, Zvicra, Suedia, Spanja, Afrika e Jugut, Sllovenia, Sierra Leone, Singapori, Arabia Saudie, Senegali, Yemeni, Uruguai etj.
Vendet që votuan kundër janë si vijon: Kina, Serbia, Eritrea, Mali, Nikaragua, Rusia, Grenada, Hungaria, Komoros etj.
Ndërsa vendet që abstenuan janë: Algjeria, Angola, Argjentina, Armenia, Bahamas, Barbados, Benin, Bhutan, Brazil, Burundi, Kampoxhia, Kameroni, Kongo, Kenia, Kiribati, Kazakistani, Hondurasi, Haiti, Guinea, Greqia, Gana, Gaboni, Madaskari, Mongolia, Mozambiku, Namibia, Panama, Peru, Paragaj, Oman, Nigeria, Nepali, Vietnami etj.
Vlen të theksohet se Hungaria është i vetmi vend në Bashkimin Evropian që ka votuar kundër rezolutës.
Në fjalën e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” dhe kërkoi që të mos mbështetet.