Rezoluta për Srebenicën, Ukshini: I ka dhënë goditje narracionit serb të ndërtuar mbi gënjeshtra

“Krejt ato krime që i kanë bërë (serbët) në ish-Jugosllavi të cilat konsiderohen si krimet më të rënda që nga Holokausti morën një finale shumë të pritur kaherë”, ka thënë ish-ambasadori Sylë Ukshini, lidhur me miratimin e rezolutës së OKB-së për Srebenicën

Ish-ambasadori, Sylë Ukshini

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, dje më 23 maj, ka miratuar rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Lexo më shumë: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Srebrenicën

Lidhur me këtë, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini ka folur ish-ambasadori, Sylë Ukshini, i cili ka thënë se një hap i tillë është lajm i mirë dhe një “lajm që i ka munguar Ballkanit”.

“Serbia më duket e ka keqkuptuar botën në kuptimin e zhvillimeve. Serbia po mendon që është koha e Luftës së Parë Botërore, është koha e Luftës së Dytë Botërore dhe fillimi shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, mirëpo gjërat kanë ndryshuar. Krejt ato krime që i ka bërë në ish-Jugosllavi, të cilat konsiderohen si krimet më të rënda që nga Holokausti, morën një finale shumë të pritur kaherë. Tani e tutje në të gjitha dokumentet historike, në të gjitha librat, në të gjitha studimet, kjo datë do të jetë si një referencë krahas Holokaustit”, ka thënë ai.

Më tej, ish-ambasadori ka thënë se Serbia ka marrë një emërtim tani [shtetit gjenocidal] sepse “i është dashur Serbisë sepse për njëqind vite me radhë në rajonin e Ballkanit ka bërë krime dhe “gjithandej Ballkani është me varreza masive” të bëra nga ushtritë, milicitë e paramilitarët serbë.

Ai ka potencuar se rezoluta e 23 majit në OKB i ka dhënë goditje narracionit serb që “është ndërtu mbi koncepte, mbi gënjeshtra dhe mbi idenë se ‘të gjithë kemi bërë krime’”.

Ukshini ka thënë tutje se ky epitet ndoshta është i vonuar, por që “do t’i inkurajoj edhe kroatët edhe shqiptarët që punojnë që edhe krimet ndaj tyre ‘të pranohen” në OKB. “Nuk mund të harrojmë se spastrimi ndaj shqiptarëve ka një histori shumë të gjatë, që nga dimri i vitit 1877 ku me zjarr dhe hekur ka shfarosur një krahinë të tërë siç ka qenë Toplica”, ka shtuar ish-ambasadori.

Historiani, njëherit ish-ambasadori Ukshini, ka shtuar se shqiptarët nuk duhet ta përkufizojnë krimin serb vetëm në vitin 1998-1999, sepse ai ka ndodhur gjatë dhe ka një “histori 100-vjeçare”.

Për vendosjen e flamurit serb mbi supe nga ana e Vuçiqit, Ukshini ka thënë se “ka bërë mirë që e vendosi, pasi ai flamur është i ideologjisë serbomadhe”.

“Pikërisht, ai person që e mbarte atë flamur, pak javë pas Srebrenicës ka deklaruar që ne do të vrasim për një serb 100 bashnjakë, përkatësisht myslimanë, një deklaratë që nuk e gjenë askund, të asnjë lider i rajonit, pos në Serbi”, ka ka theksuar Ukshini.

Ukshini është shprehur se për 25 vjet Serbia ka bërë propagandë që të vërtetën në Bosnje dhe në Kosovë ta përmbysë me një narracion dhe me gënjeshtra.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika