Rezultatet preliminare – Në Lipë të Zveçanit prin PDK-ja me 76 vota

Në vendvotimin në fshatin Lipë të Zveçanit ka prirë kandidati Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 76 vota

Në vendvotimin në fshatin Lipë të Zveçanit ka prirë kandidati Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 76 vota.

Derisa 6 vota i ka marrë kandidati Fetah Peci nga Lëvizja Vetëndosje (LVV).

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se është përmbyllur procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës.

Në këto zgjedhje votuan 1.567 qytetarë apo 3.47 për qind e trupit votues.

Ata votuan për të zgjedhur katër kryetarë të rinj në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale në Leposaviq dhe Zveçan.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika