Rezultatet preliminare në Turqi, Erdogan drejt fitores

Nga 80 për qind të votave të numëruara, në Turqi po kryeson presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan. Sipas rezultateve preliminare, Erdogan ka arritur të sigurojë 54.03 për qind të votave

Foto:AA

Në Turqi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, që përfaqëson një sprovë të fortë për udhëheqjen prej afro dy dekadash të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Në këtë garë, Erdogan sipas rezultateve preliminare duket se ka një epërsi në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale turke.

Aktualisht, Erdogan ka arritur të sigurojë 54.03 për qind të votave duke e lënë pas kundërshtarin e tij, Kemal Kiliçdaroglu, i cili deri më tani ka 45.97 për qind të votave.

Rezultati zyrtar i zgjedhjeve do të publikohet nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë.

Deri më tani janë hapur 73.20 për qind të kutive.

Pjesëmarrja në votime ishte 85.07 për qind.

Në Turqi është votuar të dielën për një parlament dhe president të ri.

Erdogan doli i pari në rundin e parë dy javë më parë, duke fituar 49.5 për qind të votave, kurse kundërshtari i tij Kiliçdaroglu mori 44.9 për qind.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika