Rezultatet preliminare – Vuçiq fitues i zgjedhjeve në Serbi me 58.56%

Komisionit Republikan Zgjedhor në Serbi (RIK), sipas rezultateve preliminare, Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka fituar zgjedhjet presidenciale të tre prillit, duke marrë 58.56 për qind të votave të përgjithshme.

Sipas RIK, kandidati i dytë  më i votuar është kundër kandidati i Vuçiq-it, Zdravko Ponos, me 18.36 për qind të votave.

Rezultati preliminar i RIK vije nga 97,62 për qind e votave të përpunuara.

Millosh Jovanoviq nga koalicioni NADA, është renditur i treti me 5,96 për qind të votave, i ndjekur nga kandidati i Bllokut Patriotik, Boshko Obradoviq, me 4,37 për qind dhe kandidatja e partisë Zavetnici, Milica Gjurgjeviq-Stamenkovski, me 4,25 për qind, raporton RIK në faqen zyrtare të saj.

Ndërsa, kandidatja për presidente e koalicionit Moramo, Biljana Stojkoviq, fitoi 3,21 për qind të votave.

Dy kandidatet e fundit që morën më së paku vota janë Branka Stamenkoviq nga koalicioni Sovranistë, me 2,03 për qind dhe kandidati i së djathtës serbe, Misha Vaçiq, ka arritur të marrë vetëm 0,87 për qind të votave të përgjithshme.

Sipas të dhënave të RIK, në bazë të asaj përqindje të votave të përpunuara, në zgjedhje kanë votuar 58,72 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Serbi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika