Lirim Krasniqi nga GERMIN për emisionin “Five” të Dukagjinit u shpreh se procesi i votimit të diasporët do të ketë ndikimin në rezultatin final të zgjedhjeve, pasi që i bie se një deputetë më shumë në subjektin e caktuar d.m.th një më pak në subjektin tjetër.
“Nga diaspora janë 63.500 zarfa me fletëvotime me post dhe rreth 156 mijë vota ku kanë votuar në përfaqësitë diplomatike. E që I bie rreth 77-78 mijë vota të vlefshme nga diaspora e që nuk janë numëruar akoma. Të gjitha këto vota përbëjnë 8-10% të totalit të votave nga këto zgjedhje. Do të kenë lëvizje me përqindje 1 në secilin subject politik. Rrethanat që jemi, do të ndikojë në numrat e kandidatëve për deputet. Pasi shtimi I një deputeti dmth minus një për subjektin tjetër partiak”, deklaroi Krasniqi.
Krasniqi tha se votat e diasporës do të kenë ndikim tek kandidatët për deputetë, e sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje në krahasim me vitet e kaluar LVV-ja ka marrë shumicën e votave të diasporës. Trendi tek partitë e tjera sipas Krasniqit do të jetë i ngjajshëm krahasuar me vitet e kaluara.
Krasniqi shtoi se fillimisht krijimi i një atmosfere sikurse konsensuzi politik dhe pastaj edhe dështimi i KQZ-së në procesin e numërimit të votave ku “dikush duhet të mbajë përgjegjësi për vonesat e numërimit”.
“sot jemi 14 ditë pas zgjedhjeve dhe nuk ka ndonjë rezultat paraprak të këtyre zarfeve dhe mungesa e organizimit logjistik të sekretariatit të KQZ-së. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk mund të presim pafund për disa zarfeve me fletëvotime nga vendet e jashtme”, shtoi ai.
Ndryshe, Kadri Kryeziu- ish—gjyqtar i Kushtetueses deklaroi se procesi i deritanishëm i numërimit të rezultateve do të thotë se ka pasur një “mospërgatitje e mirë” e KQZ-së.
“Kjo tregon mospërgatitje e mire e KQZ-së. Nuk është në rregull që me vazhdu numërimi i votave, ku më here ka zgjatur një ditë. Nuk ka përgatitje të mjaftueshme dhe të avancuar për numërimin e votave. Është dashtë të kryhen më pare. Të meta, tek aspekti I resurseve njerëzore dhe teknologjike. Nuk ka aspekte juridike. Kjo duhet të jetë sa më shpejtë dhe më efikas për kredibilitetin e votave”, tha Kryeziu.