Riatdhesohen 72 shqiptarë nga Anglia dhe Franca

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, gjatë dy ditëve të fundit, në Rinas, në territorin britanik dhe në atë francez, kanë mbërritur, me dy avionë charter nga Anglia dhe Franca, 72 shtetas shqiptarë

Ilustrim

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se të premten e 24 qershorit vazhdon riatdhesimi i shtetasve shqiptarë, të cilët janë kapur duke qëndruar në mënyrë ilegale në Angli dhe Francë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë dy ditëve të fundit në Rinas, në territorin britanik dhe në atë francez, kanë mbërritur, me dy avionë charter nga Anglia dhe Franca. 72 shtetas shqiptarë.

“Në charter-in e parë që mbërriti nga Anglia, ndodheshin 24 shtetas shqiptarë, nga të cilët 21 shtetas shqiptarë që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit në territorin britanik, për vepra të ndryshme penale të kryera atje dhe 3 shtetas të tjerë, për qëndrim të parregullt në Angli. Këta shtetas, pasi iu nënshtruan procedurave të intervistimit dhe verifikimit, u lanë të lirë”, ka njoftuar Policia e Shqipërisë.

Sipas policisë, në charter-in e dytë që ka mbërritur nga Franca, ndodheshin 48 shtetas shqiptarë, të cilët ishin me qëndrim të parregullt ne territorin francez.

Disa prej tyre janë kapur në tentativë për të shkuar në Angli, dhe të tjerët janë shtetas që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit, për vepra të ndryshme penale të kryera në Francë.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika