Ricky Martin dhe Enrique Iglesias do të performojnë në Tiranë

Ricky Martin dhe Enrique Iglesias do të performojnë në Tiranë në kuadër të Javës Kulturore Spanjolle

Këngëtarët e njohur, Ricky Martin dhe Enrique Iglesias, do të performojnë në Tiranë, këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Enrique do të jetë në Tiranë më 30 qershor, ndërsa Martin më 20 korrik. Të dy do të performojnë në sheshin Skënderbeu në Tiranë në kuadër të Javës Kulturore Spanjolle.

Në llogarinë e tij me 8 milionë ndjekës, këngëtari i njohur Ricky Martin është shprehur i lumtur se do të jetë në Tiranë, ai shpreson se të gjithë do të bashkohen në koncertin e tij të parë në Tiranë.

“Po!!!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës,shpresoj që të gjithë të mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri” ka shkruar Martin në llogarinë e tij në Facebook.

Ricky Martin është këngëtar, kompozitor dhe aktor i njohur.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika