Ridvan Berisha suspendohet nga puna në RTK

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), është suspenduar nga punë në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në llogarinë e tij, Facebook.

Berisha, ka shkruar se që dhjetë vjet është sulmuar nga aktivistë, sic ka thënë, të nxitur nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Suspendimin nga puna, Berisha e ka quajtur politik dhe të dirigjuar nga presidenca e kryeministria, por, sipas tij, në vendim ka ndikuar edhe Ambasada Britanike në Prishtinë.

“Sot, u suspendova nga puna per gjashte muaj, a e dini nga kush?! Nga përfaqësuesit e Kurtit e Sadriut me fasilitim, dijeni e mbështetje edhe nga disa segmente te Ambasadës britanike, sot në krye të RTK-së, te cilët shkuan aq larg me shkelje ligji jo vetëm në rastin tim, por, edhe publiku ordiner është i njoftuar se ata e kurdisen keq konkursin për drejtor të RTK-së”, ka shkruar Berisha.

Tutje, ai ka kërkuar përballje me ata që e kanë suspenduar nga puna.

Ridvan Berisha, ishte gazetar i dhomës së lajmeve në RTK, njëherësh edhe udhëheqës i emisionit “Debat”, në mediumin publik.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika