Rifat Jashari: I kam dhënë 56 familjarë, por i kam fituar 8 milionë shqiptarë

Në mes të shumë emocioneve, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, ka thënë se në luftën për liri i kishte dhënë 56 familjarë, por i kishte fituar 8 milionë shqiptarë

Rifat Jashari

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, ka mirëpritur në kullë pedagogët ushtarakë që e trajnuan komandantin legjendar, Adem Jasharin.

Ai në një rrëfim ka treguar periudhën kur populli shqiptar vinte për ngushëllime tek ai, pasi familja Jashari u vranë nga agresori serb.

“Për besë kur vishin për ngushëllime në Mynhen atje profesorë e doktorë, shumë e shumë, edhe mu bë e tepërt. Thash o zotni, kurrkush nuk po thotë që janë pak, por i kam dhënë 56, e i kam fitu 8 milionë shqiptarë, edhe qashtu më ka dalë”, ka thënë Jashari në “Politiko” në Kanal10.

Kujtojmë që jemi në ditën e fundit të Epopesë së UÇK-së, gjersa theksojmë se më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.

Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.

Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, ndërsa më 17 shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë.

Sot ishte edhe “Nata e Zjarreve” në Prekaz ku u ndezën flakadanët në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lexo më shumë: Nata e Zjarreve në Prekaz, ndizen flakadanët

Ndezja e flakadanëve u bë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Njëherësh, në orën 18:00 në shtatë rajone të Kosovës janë ndezur flakadanë në kujtim të Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe familjes Jashari.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika