Rifillimi i dialogut nën masat e BE-së vlerësohet i pakuptimtë

Rifillimi i këtij procesi në këtë situatë për Kosovën, sipas politilogut Dorajet Imeri, është i pakuptimtë. Imeri thotë se masat mund të jenë kushtëzim i BE-së për Kosovën në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

Kosovar Prime Minister Albin Kurti walks, on the day of a meeting with Serbian President Aleksandar Vucic and European Union foreign policy chief Josep Borrell, in Ohrid, North Macedonia March 18, 2023.REUTERS/Ognen Teofilovski

Para më shumë se dy muajsh Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës, për shkak të situatës në veri të vendit. Këto masa, nga BE-ja ishin konsideruar si përgjigje ndaj Qeverisë për mosveprim në shtensionimin e gjendjes në atë pjesë të Republikës.

Megjithatë, edhe tani kur Kosova i ka plotësuar pothuajse të gjitha kërkesat e BE-së për këtë çështje, masat ndëshkues vazhdojnë të jenë në fuqi. E nën këto masa, kryeministri i Republikës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen në Bruksel më 14 shtator. Rifillimi i këtij procesi në këtë situatë për Kosovën, sipas politilogut Dorajet Imeri, është i pakuptimtë. Madje, Imeri thotë se masat mund të jenë kushtëzim i BE-së për Kosovën në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Kjo është beteja. Vetë fakti që e ka marrë Kosova sanksione ka qenë për faktin se vendosja e kryetarëve të komunave atje dhe tensionimi i situatës më vonë pavarësisht që ka ardhur nga Serbia, është pa nga BE-ja si një përpjekje për të shmangur obligimet ndërkombëtare të Kosovës, gjithmonë duke e ditur që nuk mund të ketë vijim të procesit në atë pjesë me kryetarët aktual”, tha Imeri për RTK-në.

Për analistin Dritëro Arifi, procesi i dialogut ndërmjet dy vendeve do të jetë e vetmja rrugë. Ai thotë se palët duhet ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit, për të cilën kanë rënë në ujdi. “Dialogu duhet të vazhdojë sepse s’ka alternative tjetër, por të dyja palët janë zotuar për ta zbatuar dhe implementuar Marrëveshjen e Ohrit ashtu siç janë dakorduar në fillim të këtij viti”, tha Arifi.

Ndërkohë, Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka deklaruar se takimi i radhës në dialogun e Brukselit, i paralajmëruar të mbahet më 14 shtator, do të zhvillohet për zbatim të Marrëveshjes dhe të Aneksit.

Zulfaj ka deklaruar se dakordimet duhet të nënshkruhen, pasi janë pika pozitive dhe që Kosova është pajtuar për to.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika