“Pas një periudhe të gjatë të mungesës së trajtimit stomatologjik me implante, nga dita e djeshme, 29 mars 2024, rifilloi aplikimi i terapisë me implante për pacientët që kanë indikacion rehabilitimin kirurgjik dhe protetikor të padhëmbësisë”, ka njoftuar SHSKUK.
Përmes njoftimit në Facebook, trajtimi i filluar me vendosjen e implanteve në Klinikën e Kirurgjisë Orale do të vazhdojë me rehabilitimin protetikor në Klinikën e Protetikës Stomatologjike të QKSUK-së.
“Me këtë shënohet një arritje të re në ofrimin e shërbimeve më të avancuara që kanë munguar në sistemin publik shëndetësor”, thuhet tutje nga SHSKUK-ja.