Rihanna rikthehet në muzikë, paralajmëron këngën e re pas 6 vjetësh

Të premten më 28 nëntor Rihanna do të bëjë rikthimin e saj të shumëpritur në muzikë me kolonën zanore për filmin më të ri të Marvel Studios, Black Panther: Wakanda Forever

Rihanna gjatë ceremonisë për filmin “Black Panther: Wakanda Forever”





Pas një pauze gjashtë vjeçare, këngëtarja me famë botërore, Rihanna do të publikojë muzikë të re për vazhdimin e filmit të ardhshëm të Marvel-it, “Black Panther: Wakanda Forever”.

Këngëtarja, 34-vjeçare, të mërkurën e ka konfirmuar përfshirjen e saj në muzikë me filmin duke shpërndarë në rrjetin social Twitter për audion këngën kryesore të kolonës zanore, e titulluar “Lift Me Up”. Kënga do të publikohet të premten, përpara premierës së filmit më 11 nëntor.

Kënga është një homazh për aktorin Chadwick Boseman, i cili luajti në filmin origjinal “Black Panther” dhe vdiq në nëntor të vitit 2020 në moshën 43-vjeçare pas një beteje shumëvjeçare me kancerin e zorrës së trashë.

Kjo shënon muzikën e parë të re të Rihanna-s si artiste solo që nga albumi i saj i vitit 2016, “Anti”.

Kënga u shkrua bashkë me këngëtarin dhe kantautorin nigerian Tems, kompozitorin fitues të Oskarit Ludwig Gransson dhe regjisorin e “Black Panther” Ryan Coogler, sipas Marvel në pronësi të Disney.

Kënga do të publikohet në labelin Westbury Road të Rihanna-s në partneritet me Roc Nation, Def Jam Recordings dhe Hollywood Records.

“Pasi fola me Ryan dhe dëgjova drejtimin e tij për filmin dhe këngën, doja të shkruaja diçka që portretizonte një përqafim të ngrohtë nga të gjithë njerëzit që kam humbur në jetën time. U përpoqa të imagjinoja se si do të ishte nëse do të mund t’i këndoja tani dhe t’u shprehja se sa shumë më mungojnë ata”, ka thënë Tems në një deklaratë.

“Rihanna ka qenë një frymëzim për mua, kështu që të dëgjosh të përcjellë këtë këngë është një nder i madh”, ka shtuar Tems.

Në maj, ajo mirëpriti fëmijën e saj të parë me partnerin e saj reperin ASAP Rocky, me të cilin ka qenë bashkë gjatë ceremonisë për filmin.

Kolona zanore për “Black Panther: Wakanda Forever”, sipas postimit të këngëtares do të jetë e disponueshme të premten, më 28 tetor. Ndërsa, filmi do të publikohet në kinema më 11 nëntor.

Që nga albumi i saj “Anti”, këngëtarja nëntë herë fituese e çmimeve Grammy është vendosur si një biznesmene e suksesshme dhe është emëruar si gruaja miliardere më e re në botë në SHBA nga Forbes.

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj ka ardhur nga markat e saj fitimprurëse, duke përfshirë Fenty Beauty dhe Savage x Fenty.

Këngëtarja do t’i rikthehet edhe shfaqjeve live. Në shtator, u njoftua se ajo do të performojë në Apple Music Super Bowl Halftime Show në shkurt.

Më 24 korrik, Marvel zbuloi videon e parë për vazhdimin e shumëpritur të filmit që ndryshon lojën, “Black Panther: Wakanda Forever”, i cili është po aq mbresëlënës aq edhe prekës sa nuk mund ta prisnit.





Traileri i dytë i “Black Panther: Wakanda Forever” shfaqë heroinën me kostum të ri

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika