Për disa muaj me radhë “Viva Fresh Store” i ka munguar qytetit të Ferizajt.
Këtë e dëshmon fluksi i madh i qytetareve të cilët ishin prezent në rihapjen e kësaj pike. Një gjë të tillë e ka pohuar edhe menaxherja e kampanjës, Lorenta Gashi.
“Produkte ushqimore, veshmbathje, produkte higjienike dhe paisjet e ndryshme shtëpiake, janë vetëm disa prej gjërave të cilat mund t’i gjeni këtu”, ka thënë Gashi.
Jo më kot, “Viva Fresh” si rrjeti më i madh i shitjeve me pakicë në vend, mbetet zgjedhja ideale e shumicës prej vendasve.
Qytetarët e Ferizajt këtë pikë e njohin si “Viva e madhe”.
E tashmë , ajo është sërish pranë konsumatoreve të saj besnikë.