Rikthehen reduktimet dhe gjeneratorët, KEDS-i thotë se ka mbingarkesë

Reduktimet e rrymës me të cilat po përballen qytetarët në pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës sipas KEDS-it po ndodhin për shkak të mbingarkesës. Situata e cila zgjidhjen e sheh tek kursimi i energjisë ka lënë shumë qytetarë pa ngrohje e shumë biznese pa rrymë. Një kompani e shitjes së biletave nga Lipjani TV Dukagjinit i ka thënë se rreth 600 klientë janë duke pritur përgjigje prej ditës së djeshme.

Sa herë hyjmë në sezonin e dimrit kujtimi i keq i pasluftës, nga kujtesa jonë rikthehet në realitetin tonë, reduktimet e rrymës.

Atëherë rryma ndalej për shumë orë e tash më shkurt, por shumë shpesh.

Banorët e fshatit Bresje në Fushë Kosovë, televizioni Dukagjini i kanë thënë se në muajin e fundit, sidomos në orët e mbrëmjes nga ora 19:00 deri në orën 20:00 pse 21:00, ka pothuajse për çdo ditë reduktime të energjisë elektrike. Sipas tyre kur janë interesuar për arsyen e reduktimit u është thënë se ka punime në rrjet.

Zhurma e gjeneratorit gumëzhin edhe në afërsi të rrethit të Fushë-Kosovës. Këtë realitet e vuajnë edhe bizneset.

Dy ditët e fundit në Lipjan Arbër Canit i kanë sjellë shumë probleme e dëme financiare në kompaninë që shet bileta për udhëtim ajror.

“… tu e pasë parasysh që jemi njëra prej kompanive më të mëdha në tregun e aviacionit civil sa i përket klientëve, momentalisht kemi rreth 600 klientë të cilët janë duke pritur përgjigje prej ditës së djeshme”, ka thënë Cani.

Të gjitha këto probleme me të cilat po përballen qytetarët sipas Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë KEDS-i, po ndodhin për shkak të mbingarkesës.

“Rritja tej mase e konsumit të energjisë elektrike ka shkaktuar një varg mbingarkesash në shumë pjesë të Kosovës. Mbingarkesa, si e tillë, po shkakton telashe në disa zona kyçe. Si rrjedhojë, një pjesë e konsumatorëve janë duke u ballafaquar me sfidë të furnizimit me energji elektrike, pasi po rrezikohen asetet dhe po vjen deri te djegia e tyre që, si pasojë, konsumatorët po mbesin për një kohë pa energji elektrike deri në zëvendësimin e aseteve, ku në raste të caktuara përfshijnë kabllot e deri te transformatori…”.

KEDS-i e pranon se po arrijnë t’i furnizojnë në vazhdimësi vetëm 95 për qind të konsumatorëve, për shkak të investimeve në rrjet.

Sipas tyre krahasuar me vitin 2013 konsumi kap vlerën 1500 MW/H, 500 MW/h më shumë sesa në vitin 2013.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika