Rikthehet energjia elektrike në Ukrainë pas sulmeve ruse me dron

Forcat ajrore ukrainase njoftuan të shtunën se rrëzuan 31 nga 34 dronët e lëshuar gjatë natës nga Rusia

Foto: AP

Forcat ajrore ukrainase njoftuan të shtunën se rrëzuan 31 nga 34 dronët e lëshuar gjatë natës nga Rusia, ndërsa vendi vazhdon të rimëkëmbet nga sulmi masiv i Klemlinit i së premtes ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Ushtria tha se dronët ishin rrëzuar në pjesën qendrore, jugore dhe juglindore të Ukrainës.

Megjithatë, punonjësit e sistemit energjitik janë ende duke punuar për të rikthyer rrymën elektrike për disa familje, një ditë pasi Moska kreu atë që Kievi e cilësoi si sulmin më të madh ndaj rrjetit elektrik të vendit, që nga nisja e luftës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, shkroi në një postim në rrejtin Telegram se në rajonet më të prekura ishte bërë i mundur rikthimi i energjisë, por se, situata vazhdon të jetë e vështirë në rajonin e Kharkiv-it, i cili u godit rëndë.

Autoritetet thanë se banorët e qytetit Kharkiv, si dhe rajonit perëndimor Khmelnytskyi, ishin ende pa energji.

Sulmi rus la të vrarë së paku pesë persona, ndërsa më shumë se 1 milion banorë mbetën pa energji.

Një nga sulmet e së premtes dëmtoi një nga dy linjat e energjisë që furnizojnë centralin më të madh bërthamor në Evropë, atë të Zaporizhzhias në Ukrainën juglindore.

Të shtunën në mëngjes, dy persona u vranë dhe shtatë u plagosën nga sulmet ajrore ukrainase në rajonin Belgorod të Rusisë, tha guvernatori Vyacheslav Gladkov.

Një sulm i kryer gjatë natës nga Ukraina në rajonin Samara të Rusisë shkaktoi shpërthimin e zjarrit në një rafineri të madhe nafte.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të shtunën se forcat e saj kishin marrë kontrollin e fshatit Krasnoye në rajonin Donetsk të Ukrainës. /VoA

Disa informacione për këtë lajm u morën nga agjencitë Reuters dhe Agence France-Presse.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika