Rikthehet qarkullimi i autobusëve në rrugën “Xhorxh Bush”

Trafiku Urban ka bërë të ditur se nga e premtja e 13 janarit do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”

Sheshi “Xhorxh Bush”

Trafiku Urban ka bërë të ditur se nga e premtja e 13 janarit do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”.

Ndërsa, është njoftuar se autobusëve përgjatë sheshit “Xhorxh Bush” u lejohet të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h.

Ndër të tjera, në njoftimin e trafikut urban thuhet se linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të deritanishëm.

“Njoftohen qytetarët se nga data 13.01.2023 do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat: 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”. Autobusët përgjatë sheshit “Xhorxh Bush” do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h. Ndërsa linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kjo rrugë ka qenë e mbyllur që nga 26 nëntori, pasi është kthyer për një kohë si shesh për organizmin e eventeve për festat e fundvitit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika