Partia Demokratike e Kosovës (PDK) njofton se Rinia Demokratike e Kosovës nesër do të organizojë një aktivitet simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Koha kur do të organizohet ky aktivitet simbolik, sipas njoftimit, do të jetë ora 11:00.
Duke iu referuar njoftimit, kjo organizohet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
“Nesër, nga ora 11:00, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia Demokratike e Kosovës do të organizoj një aktivitet simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.