Ripërcaktimi i kufijve me Serbinë, “i jep fund konfliktit” shqiptaro-serb

Valon Murati, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, ka deklaruar se ripërcaktimi i kufijve me Serbinë do të "zgjidhte përfundimisht" konfliktin shqiptaro-serb

Valon Murati, LB

Ripërcaktimi i kufijve me Serbinë “i jep”zgjidhje përfundimtare” konfliktit shqiptaro-serb ka thënë kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Sipas Muratit, kur nuk është shfrytëzuar momentumi për ripërcaktimin e kufijve është ditur që do të kthehet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Me Asociacion, nuk do t’i jepet fund problemit të veriut ka potencuar Murati në “FIVE” të Dukagjinit.

“Për turpin tonë të madh e shkelmuan idenë e shkëmbimit të territoreve… Në këtë funksion ajo nuk mund të vdesë së është një zgjidhje që përfundimisht i jep fund konfliktit shqiptaro-serb. E ne kemi nevojë me u përfundu ky konflikt. I cili e trajton edhe çështjen  shqiptarëve në Kosovën Lindore. Ajo që unë i frikësohem duke e refuzuar atë ide dhe duke shkuar tutje pa e zgjidhur këtë problem, ne do të vazhdojmë me probleme me veriun e vendit e sidomos në rast të krijimit të Asociacionit.

Kur ti rrezikon prapë në atë pjesë, e në anën tjetër mund ta humbasin prezencën etnike në Kosovën Lindore, sepse edhe pa një presion e lërë më që ka presion njerëzit po ikin”, ka thënë Murati.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika