Ripërtërirja e familjes Jashari

22 anëtarë të ngushtë të familjes Jashari vdiqën mes 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998. Shumicës së të rënëve, familja ua ka ripërtërirë emrat, duke e mbajtur kështu më të fortë kujtimin për ta

Fëmijëri e lumtur.

Këtë përjetim përçon kjo fotografi, që është kujtimi i fundit i fëmijëve të familjes Jashari që lindën në vitet e 90-ta, e shumica prej të cilëve vdiqën heroikisht mes 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998.

Në mesin e këtyre fëmijëve që mbetën të vrarë, janë Blerina Jashari, 7 vjeç, Fatime Jashari, 9 vjeç, e Igballe Jashari, 11 vjeç.

Gjithsej, 22 anëtarë të ngushtë të familjes Jashari, mbetën të vrarë nga luftimet me forcat ushtarake e policore serbe.

Mirëpo, përkundër gjithë këtyre humbjeve, forcat serbe nuk ia dolën ta shuajnë këtë familje.

Familja Jashari tashmë është ripërtërirë dhe emrat e heronjve të kombit që vijnë nga kjo familje janë përtërirë gjithashtu.

Emrin e komandantit legjendar, Adem Jashari, e ka marrë nipi i tij, Adem Jashari i ri, i biri i Lulzimit. E edhe vet Lulzim Jashari, ka ndryshuar muajt e fundit pamjen, duke rritur përngjasin me babain.

Sikur emri i Adem Jasharit, në familjen heroike, vazhdon të rritet Hamëz Jashari i ri. Këtë emër e ka marrë djali i ish-kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari.

Familja ka përtërirë edhe emrat e babait dhe nënës së legjendarëve, Shaban dhe Zahide Jashari.

Të rinjtë mbajnë me krenari emrat e heronjve.

Gjatë ditës është publikuar kjo fotografi e rrallë e Rifat Jasharit, me Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharin e ri.

Përveç tyre, Jasharët kanë ripërtëri edhe emrin e Fitim, Blerim, Feride, Igball, Adile, Besim, Zarife e Valdete Jashari, të cilët ranë gjithashtu heroikisht në luftimet e marsit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika