Rishfaqet ambicia e partisë Guxo për të udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë

Ambicia e Partisë Guxo, për të marrë në udhëheqje Ministrinë e Shëndetësisë është shprehur hapur, pas dorëheqjes së Rifat Latifit. Deputeti i kësaj partie, Burim Meta i cili edhe i takon profilit të shëndetësisë thotë se do të pranonte këtë përgjegjësi nëse i besohet nga koalicioni

Foto ilustrim

Pak orë pas dorëheqjes së Rifat Latifi nga posti i ministrit të Shëndetësisë, partneri i Vetëvendosjes në Qeveri, Partia Guxo, shprehi hapur ambicien për drejtimin e kësaj ministrie.

Ishte deputeti Burim Meta, nga kjo parti që në profilin e tij tha se është koha që Guxo të drejtoj këtë dikaster.

Një ditë pas, deputeti Meta, për Dukagjinin tregoi arsyet pse kjo duhet të ndodh.


“Kjo parti ka në petkun e saj, persona të profilit shëndetësor, persona të suksesshëm në menaxhim si dhe në profesion dhe mendoj se tanimë nuk guxojmë të bëjmë kalkulime, mirëpo duhet të piketohet ashtu personi që mund të përmirësojë këtë sektor. Dhe jam persona të tillë, mendoj dhe besoj se partia Guxo ka persona të tillë”, ka thënë Meta.

Burim Meta, deputet, GUXO

Meta, që me profesion është mjek nuk mohon synimin e tij personal që të jetë ministër.

“Nuk mund të them këtë për veten, natyrisht secila parit ka të drejtën e prezantimit të kandidatëve të tyre, dhe unë insistoj se duhet Partia Guxo të jetë pjesë e këtyre debateve, dhe kur të vendoset unë do të pajtohem me vendimin, edhe nëse emri im nuk do të jetë për Ministër”, ka shtuar Meta.

Kjo nuk është hera e parë që kjo parti ka ambicie për të drejtuar dikasterin e shëndetësisë.

Pas dorëheqjes së Arben Vitisë nga kjo pozitë në nëntor të vitit të kaluar, kjo pozitë për pak kohë ishte vakante dhe kishte diskutime se Haxhi Avdyli do ta zëvendësonte Vitinë.

Ky i fundit aktualisht është drejtues i Degës së VV-së për Prishtinë dhe drejtor i një Klinike private në vend.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika