Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar pasi Penny Mordaunt u tërhoq nga gara për udhëheqje konservatore në minutat e fundit përpara mbylljes së nominimeve.
Këtë e beri të ditur Penny Mordaunt nëprmjet një postimi në Twitter, pas tërheqjes së saj, ku bëri të ditur se, Rishi Sunak, do të jetë i pari partisë konservatore dhe më këtë edhe kryeministri i ardhshëm i Mbretërsisë së Bashkuar.
Rishi Sunak, kryeministri i tretë i Britanisë në shtatë javë, do të përballet me sfidën e madhe të projektimit të stabilitetit pas një periudhe kaosi historik politik dhe financiar të tregut. Por detyra e tij tjetër – përcjellja e vendit përmes një recesioni – është gati të jetë po aq e frikshme.
Ndërkaq, Truss, kryeministrja britanike në largim dhe me mandatin më të shkurtër, ka uruar Rishi Sunak për fitoren në garën për ta zëvendësuar atë, më pak se dy muaj pasi ajo e mposhti atë në garën e parë të lidershipit konservator të vitit.
Congratulations @RishiSunak on being appointed as Leader of the Conservative Party and our next Prime Minister.
You have my full support.
— Liz Truss (@trussliz) October 24, 2022