Rishi Sunak: Monitorimi i rreziqeve nga AI nuk duhet t’u lihet vetëm kompanive të teknologjisë

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka kërkuar veprime nga qeveritë për të monitoruar rreziqet nga IA dhe jo t'u lihet vetëm në dorën e kompanive teknologjike

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka thënë se monitorimi i rreziqeve të paraqitura nga Inteligjenca Artificiale(IA) nuk duhet t’u lihet në dorë vetëm kompanive të mëdha të teknologjisë.

I pari i Britanisë, Sunak, për BBC-në ka thënë se qeveritë duhet të ndërmarrin veprime për këto dhe jo vetëm kompanitë e IA-së.

Sunak, gjithashtu, ka folur për këtë në Samitin e Sigurisë së Inteligjencës Artificiale, ku është njoftuar një deklaratë globale për menaxhimin e rreziqeve të AI-s.

Diskutimet vijnë në mes të shqetësimeve në rritje për format shumë të avancuara të IA-s me aftësi ende të panjohura.

Muajve të fundit, disa vende vetëm se kanë filluar të adresojnë rreziqet e mundshme, të cilat mund të përfshijnë shkelje të privatësisë, sulme kibernetike dhe zhvendosje të vendeve të punës pas avancimit të IA-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika