Ristucca ia dorëzon komandën e KFOR-it gjeneralit turk, Ozkan Ulutas

Gjenerali italian, Angelo Michele Ristucca, ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralit turk, Ozkan Ulutas. Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me personel

Gjenerali italian, Angelo Michele Ristucca, ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralit turk, Ozkan Ulutas.

Gjenerali italian i KFOR-it, Angelo Michele Ristucca, gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, i ka përkujtuar të gjithë ata që kanë humbur jetën në këtë regjion pa dallim kulture, feje apo origjine.

Ai ka thënë se paqja dhe stabiliteti janë ato që i nevojiten rajonit.

“Mendimet e mija janë me të rënët e KFOR-it dhe të gjithë ata që kanë humbur jetën në këtë regjion, pavarësisht origjinës apo dallimeve kulturore e fetare që i karakterizuan ata. Ajo meriton respekt dhe ngrit shumë pyetje pro në këtë regjion ka vetëm një përgjigje, paqja dhe stabiliteti”, tha ai.

Në anën tjetër, gjenerali turk, Ozkan Ulutas, në fjalën e tij ka thënë se detyrat e rëndësishme sjellin me vete edhe përgjegjësi të mëdha.

“Si komandanti i parë turk që mori përsipër këtë mision, kuptova rëndësinë e përgjegjësisë që kam marrë. Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të shprehur mirënjohjen time autoriteteve të NATO-së që më besuan mua këtë detyrë. Detyrat e rëndësishme sjellin me vete përgjegjësi të mëdha. Të qenët i vetëdijshëm me përgjegjësinë e sjellë mbi shpatullat e mija në këtë periudhë në të cilën po kalon Kosova, po marr përsipër komandën me përkushtimin për t’u përpjekur maksimalisht për t’u siguruar që të shërbej siç kemi bërë në të kaluarën”, ai.

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me personel.

KFOR-i filloi me detyrën më 12 qershor 1999 në Kosovë, në përputhje me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin.

Aktualisht, KFOR-i përbëhet nga rreth 4.500 ushtarë ndërkombëtarë nga 27 vende, përfshirë 21 anëtarë të NATO-s dhe gjashtë vende partnere që nuk janë anëtarë të NATO-s.

Italia, e cila mori përsipër misionin e 27-të të KFOR-it nga Hungaria më 10 tetor 2022, po përgatitet të dorëzojë detyrën pas përfundimit të periudhës së komandës.

Zyrtarët e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare, në një deklaratë lidhur me çështjen, cilësuan KFOR-in si një nga misionet më të rëndësishme në sigurimin e paqes dhe të stabilitetit në Ballkan.

Burime të mediumit turk, Anadolu Agency, theksojnë se që nga themelimi kanë vazhduar kontributet e tyre ndaj KFOR-it.

“Turqia është aktualisht një nga vendet kryesore që ofron mbështetje për misionin e KFOR-it me njësitë tona rezervë operative shtesë”, thanë burimet.

Më tej, duke theksuar se kontributi i Turqisë ndaj KFOR-it do të vazhdojë pa u zvogëluar, burimet thanë: “Me alokimin e misionit të KFOR-it të Turqisë, kanë filluar përpjekjet e koordinuara në lidhje me kontributin e njësive”.

Më 24 shtator, nga një sulm i një grupi terrorist ndaj njësiteve policore të Kosovës, është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Përgjegjësinë për organizimin e këtij grupi e ka marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i partisë më të madhe serbe në Kosovë, Listës Serbe.

Ristucca bën thirrje për paqe dhe stabilitet në rajon

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika