Rita Miftari, tenistja mitrovicase do të jetë njëra nga pjesëmarrëset në turneun ndërkombëtar të nivelit ITF “Kosova Open 2022”, në Brestovik të Pejë.
Sportistja merret me tenis që tetë (8) vite dhe ka pasur paraqitje të mira në turnet që janë zhvilluar deri tani në Pejë. Kështu, Miftari po hyn në rradhën e shpresave të Kosovës në sportin e bardhë.
Fillet e para në tenis i nisi në klubin “Trepça”, nën përkujdesjen e anëtarëve të klubit. Tri vite pas paraqitjes në këtë klub, Miftari kaloi në klubin “Rilindja”, në Prishtinë. Tek ky klub, Miftari trajnohet nga tenisti dhe ish-kampioni i Kosovës, Granit Bajraliu.
Fal paraqitjeve të suksesshme, Rita në vitin 2019 ka përfaqësuar vendin tonë në Europian Junior championship, që u mbajt në Çeki, ku ka rënë në sy si një ndër talentet premtuese në këtë sport.
Në karrierën e saj, ajo ka mbi 20 paraqitje në arenat ndërkombëtare në turnet e ndryshme ITF dhe Tenis Europe.
Dueli i saj i parë në Turneun në Pejë është kundër tenistes turke, Irmak Ozturk, që fillon në ora 12:00 të hënën e pesë shtatorit, ku nga ky duel pritet fitore dhe kualifikim në garat e mëtejme.
Rita njihet për punë dhe disiplinë, ndërsa idoli i saj në tenis është amerikanja Serena Williams.
Tenistja mitrovicase njihet për qetësin e saj në duele, loja inteligjente, durimi dhe maturia në veprime.