Rita Ora uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë

Ylli botëror, Rita Ora, ka uruar Shqipërinë me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë

Ylli botëror, Rita Ora, ka uruar Shqipërinë në Ditën e saj të Pavarësisë.

Përmes një postimi në Instagram, Ora ka bashkëngjitur në urim edhe disa fotografi nga ndeja e mbrëmshme që u organizua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku artistja ishte e pranishme me bashkëshortin e saj, regjisorin e aktorin Taika Waititi dhe producenten Odessa Rae si dhe e shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorë të tjerë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri nga familja jonë tek ju”, ka shkruar Ora.

Ndeja e së hënës ishte organizuar në një restorant në periferi të kryeqytetit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Rita Ora është ajo që e ka promovuar gjithmonë Kosovën.

“Në prag të 28 Nëntorit, festuam së bashku me të, familjen e saj dhe njerëzit që asaj i qëndrojnë gjithnjë afër në sukseset e saj”, ka thënë Osmani.

Më pas ka treguar edhe për planet në të ardhmen.

“Diskutuam mbi të gjitha për projekte që do të jenë në të mirë të Kosovës, mbi të gjitha në të mirë të rinisë së Kosovës në të ardhmen dhe shpresojmë shumë që këto punë të përbashkëta të cilat do t’i bëjmë tash e tutje, frytet e tyre do t’i shohin të gjithë qytetarët tanë”, ka vijuar ajo.

Sot 111 vjet më parë, në Vlorë përfaqësues të vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe i luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika