Atletico Madridi raportohet se ka shfaqur interesim për Dani Ceballosin.
Sipas asaj që ka raportuar “Marca”, “Los Colchoneros” synojnë të nënshkruajnë me mesfushorin spanjoll në afatin kalimtar të verës.
Atletico mund të nënshkruajë me Ceballosin si lojtar të lirë, pasi atij i skadon kontrata me Real Madridin pas përfundimit të këtij sezoni.
26-vjeçari nuk e ka rinovuar ende kontratën me “Los Blancos”, pavarësisht raportimeve se atij i është ofruar një kontratë e re.
Ceballos këtë sezon ka regjistruar 13 paraqitje në La Liga, teksa ka dhënë një asistim.
Për ish-mesfushorin e Real Betisit thuhet se interesim ka shprehur edhe Milani.