Rivarroset Liridona Ademaj, fshati Rracaj në heshtje e plot dhimbje

Në fshatin Rracaj të Gjakovës,është rivarrosur Liridona Ademaj pas kërkesës së familjes së saj. Ceremonia, në të cilën morën pjesë shumë qytetarë, ka qenë e rëndë e emocionuese për familjen e saj

Për herë të dytë brenda tri ditësh, trupi i Liridona Ademajt u varros, dhe këtë herë për të mos u lëvizur më.

Ademaj, e vrarë më 29 tetor, më 1 nëntor u varros në fshatin Cermjan, në vendlindjen e burrit, Naim Murselit.

Burri me të cilin kishte dy fëmijë dhe kaloi 13 vjet martesë, tani dyshohet se e organizoi vrasjen e saj, rrethanë që bëri që familja Ademaj, të kërkojë që trupi i vajzës së tyre të varroset në vendlindje.

Prokuroria Themelore e Prishtinës dha leje, e dhe arkivoli i saj u transportua deri në vendlindje.

Tashmë në varrezat e fshatit Rracaj, kishin mbërritur shumë pjesëmarrës që qëndruan në heshtje.

Familja e saj e ngushtë, nuk janë përmbajtur nga lotët e dhimbjes, duke marrë pjesë në një ceremoni të tillë për herë të dytë brenda pak ditësh.

Ashtu siç ndodhi këto ditë, barrën e ngushëllimit po e bartë vëllai Leonardi, ai po i jep gajret familjes.

Dikush që e kishte njohur qysh moti Liridona Ademajn, ishte Teuta Haxhiu, ish-deputetja që kishte qenë edhe mësuese e saj, dhe u drejtua të pranishmëve.

“Frikacak e i paburrë. Do të kërkojmë deri në fund drejtësi…”, ka thënë Teuta Haxhiu, ish-deputete.

Ish deputetja Haxhiu kërkoi që dora e drejtësisë të veprojë.

“Krah shoqeve e shokëve, sjellje shembullore…”, shtoi “Haxhiu.

Kurora lulesh e ngushëllime për familjen shprehën edhe përfaqësues tjerë, përfshirë deputetë e ministra.

Familja Ademaj ka hapur dyert, ndërsa të pamet do të mbahen për tri ditë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika