Rivarroset trupi i Liridona Ademajt në fshatin e saj të lindjes

Në fshatin Rracaj të Gjakovës, këtë të hënë është bërë rivarrimi i turpit të Liridona Ademajt, e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë

Pamje nga përgatitja e familjarëve të së ndjerës Lirirdona Ademaj, për rivarrimin e saj në fshatin Rracaj të Gjakovës. Foto: Liridon Llozani / RTV Dukagjini

Tashmë është rivarrosur trupi i Liridona Ademajt në fshatin e saj të lindjes në Rracaj të Gjakovës.

Trupi i së ndjerës me kërkesë të familjes është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan.

Ministra dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, siç raporton ekipi në terren i RTV Dukagjinit, kanë vendosur lule mbi varrin e Liridona Ademajt.

Familjarët e Liridona Ademaj kanë hapur edhe të pame në fshatin Rracaj.

Qindra qytetarë tashmë kanë shkuar këtë të hënë që ta ngushëllojnë familjen Ademaj.

Në rivarrimin e të ndjerës, ndër të tjerë, po marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xelal Sveçla, ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ajo e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ajo e Industrisë, Rozeta Hajdari.

Ministra të Qeverisë marrin pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Liridona Ademajt. Foto: Liridon Llozani / RTV Dukagjini

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në Prishtinë, në një rast të grabitjes që dyshohet të ketë qenë i orkestruar.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, përfshirë edhe bashkëshorti i së ndjerës.

Pamje nga përgatitja e familjarëve të së ndjerës Lirirdona Ademaj, për rivarrimin e saj në fshatin Rracaj të Gjakovës. Foto: Liridon Llozani / RTV Dukagjini

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji ndaj tre të dyshuarve Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kreshnik Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Naim Murseli për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Granit Plavës për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe Kreshnik Kokallës për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.

Liridona Ademaj u vra në Bërrnicë të Prishtinës më 29 nëntor. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, dyshohet se ka organizuar vrasjen e saj.

Në njoftimin e saj, gjykata ka dhënë detaje se si Naim Murseli e kishte planifikuar vrasjen e Liridonës së ndjerë.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Naim Murseli me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin Granit Plava për ta vrarë tani të ndjerën Liridonën.

Gjykata thekson se për këto veprime i pandehuri Naim Murseli paraprakisht e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes.

Ai i kishte premtuar të pandehurit Granit Plavës shumën e të hollave prej 30 mijë eurosh.

Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika