Rizoto me kërpudha

Rizoto është një pjatë me oriz italiano-veriore e gatuar me lëng mishi, derisa të arrijë një konsistencë kremoze. Supa e saj mund të merret nga mishi, peshku ose perimet.

Shumë lloje rizotosh përmbajnë gjalpë, qepë ose verë të bardhë dhe gjithashtu, shafrani i Indisë (turmeriku) i cili u përdor fillimisht për aromën dhe ngjyrën e tij të verdhë.

Një ndër llojet e rizotove është edhe rizoto me kërpudha – një ushqim i lehtë për t’u përgaditur dhe ideal për qfarëdo lloj rasti. Se si të përgadisim një pjatë të tillë, ua rekomandojmë një recetë në vijim.

Përbërësit:

– 200 gramë kërpudha

– 100 gramë oriz;

– 1 karrotë e madhe;

– 2 tufa qepë të reja;

– fletë majdanozi;

– vaj,

– kripë;

– piper.

Përgatitja e rizoto me kërpudha

Përgatitja:

Në vaj fërgoni qepën e grirë, pastaj shtoni karrotën e grirë.

Kur të fërgohet, shtoni kërpudhat e grira dhe orizin, të cilin më parë e keni larë, pastaj shtoni pak ujë dhe zieni në zjarr të ngadalshëm.

Kur orizi të fryhet pak, shtoni kripën dhe piperin, pastaj e vendosni në gjyveç dhe shtoni fletët e grira të majdanozit.

Shtoni edhe pak ujë dhe futeni në furrë, që të piqet në 200 gradë Celsius rreth 30 minuta.

Ju bëftë mirë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika