Rizvanolli: Brenda kësaj jave do të shpallet konkursi për kryeshef ekzekutiv për ndërmarrjen e Trepçës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se brenda kësaj jave do të shpallet konkursi për Kryeshefin Ekzekutiv të Ndërmarrjes Trepça. Tutje ajo ka shtuar se janë ekzekutuar rreth 92 % të pagave kryesisht nga subvencionet e Qeverisë dhe pjesa tjetër do të ekzekutohen pas arkimit të mjeteve nga shitja e koncetratit"

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot ka raportuar para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”.

Rizvanolli ka njoftuar se brenda kësaj jave do të shpallet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv për Ndërmarrjen e Trepçës, pozitë kjo që ka funksionuar tash e dy vite me Ushtrues Detyre.

“Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të pesë nëntorit, Bordi Mbikqyrës ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për pozitën e Kryeshefit ekzekutivtë ndërmarrjes, duke qenë se kjo pozitë ka qenë duke funksionuar me Ushtrues Detyre me dy vite. Konkursi do të zhvillohet sipas ligjit, dhe me të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ecuri transperente, korrekte dhe përzgjedhje meritore”, ka thënë ajo.

Rizvanolli po ashtu ka komentuar edhe grevën e urisë nga minatorët e minierës, duke thënë se kjo grevë nuk ka qenë e organizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi në disa aspekte si “nuk ka pasur këshill grevist siç parashihet me ligj dhe se nuk ka pasur informata lidhur me organizatorët e grevës, numrin e saktë dhe gjendjen shëndetësore të tyre”.

“Greva nuk ka qenë e organizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi në disa aspekte kyçe, duke përfshirë këtu që nuk ka pasur informata në lidhje me organizatorët e grevës, me numrin e saktë të grevistëve dhe gjendjen shëndetësore  prej secilit prej tyre, kohën e hyrjes dhe daljes së grevistëve dhe personave të tjerë në minierë. Për bordin ka qenë pak situatë e vështirë pasi që nuk ka pasur një këshill grevist siç parashihet me ligj,  I cili do të ishte i autorizuar për të përfaqësuar këndvështrimet dhe qëndrimet e punëtorëve”, ka theksuar Rizvanolli.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika