Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të premten ka pritur në takim një delegacion nga Kroacia.
Në këtë takim ishte i pranishëm ministri për Ekonomi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Davor Filipoviq dhe ambasadorja, Danijela Barisiq.
“Ishte kënaqësi të pres në takim delegacionin e Qeverisë Kroate, në krye me ministrin për Ekonomi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm z. Davor Filipovic dhe ambasadoren zj.Danijela Barisic”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.
Ministrja Rizvanolli ka thënë se intensifikimi i marrëdhënieve bilaterale dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik me shtetet mike si Kroacia është tejet i rëndësishëm.
Në këtë takim është diskutuar rreth mundësisë së investimeve në Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e energjisë dhe TIK-ut.
“Gjatë takimit kemi diskutuar rreth mundësisë së investimeve në Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e energjisë dhe TIK-ut, si dhe kemi këmbyer përvojat tona në përballje me krizën energjetike dhe inflacionin”, ka vijuar Rizvanolli.
Ndër të tjera, Rizvanolli ka uruar delegacionin për hyrjen e Kroacisë në Eurozonë dhe Schengen, synim ky që edhe Republika e Kosovës synon ta arrijë në një të ardhme të afërt.