Rizvanolli jep disa ide mbi kursimin e energjisë elektrike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë disa ide mbi kursimin e energjisë elektrike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka treguar disa mënyra sesi të kursehet energjia elektrike.

“Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim”, ka shkruar Rizvanolli.

Ministrja Rizvanolli ka thënë se “për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytesimin e energjisë elektrike”.

Tutje Rizvanolli ka shtuar se duhet të shkyçen dritat e panevojshme, të shfrytëzohet rrobalarësja pas orës 24:00, të shfrytëzohet enëlarësja pas orës 24:00, të aktivizohet bojleri pas orës 24:00, dhe të shfrytëzohet tharësja pas orës 24:00.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika