Rizvanolli: Kemi pranuar 2781 aplikime për subvencionim të pajisjeve

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se ende pa u bërë një muaj janë pranuar 2781 aplikime për subvencionim të pajisjeve

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se deri më tani janë bërë 2,781 aplikime për subvencionimin e pajisjeve shtëpiake.

Sipas Rizvanollit, aplikimi për pajisje efiçente shtëpiake dhe të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar vazhdon të mbetet i hapur.

“Ende pa u bërë një muaj kemi pranuar 2781 aplikime për subvencionim të pajisjeve. Aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura”, njofton Rizvanolli.

Kujtojmë se në kuadër të skemës së parë për subvencionim të pajisjeve efiçiente për familje të vendit, janë mbështetur mbi 9,000 familje gjatë muajve të dimrit.

Mbi 120 milionë euro ishin ndarë për subvencionim direkt të faturave të energjisë elektrike për 208 mijë familje kursimtare.

Ndryshe, Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjet për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar.

Në thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente përfshihet subvencionimi i makinave rrobalarëse, makinave enëlarëse dhe  frigoriferëve ose frigoriferëve me ngrirëse.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika