Rizvanolli: Kosova është shteti me çmimin më të ulët të rrymës në rajon

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për uljen e çmimeve të energjisë elektrike, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se vitet e fundit ishin sfiduese për sektorin e energjisë, jo vetëm në Kosovë, por në tërë Evropën

Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Kosova mbetet shteti me çmimin më të ulët të energjisë elektrike në rajon.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për uljen e çmimeve të energjisë elektrike, Rizvanolli ka thënë se vitet e fundit ishin sfiduese për sektorin e energjisë, jo vetëm në Kosovë, por në tërë Evropën.

“Vitet e fundit kanë qenë sfiduese për sektorin e energjisë në Kosovë dhe në tërë Evropën. Patëm një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shqipërinë. Me subvencionimin më të ulët dhe përkundër rritjes së tarifave, Kosova mbetet shteti me çmimin e energjisë elektrike më të lirin në rajon e Evropë”, tha ajo.

Në anën tjetër, ministrja e këtij dikasteri ka fajësuar partitë opozitare, për përkeqësim të situatës me energji elektrike në Kosovë.

“Me largimin e bllok-tarifës, 80 për qind e familjeve kanë pasur rritje të faturave të energjisë elektrike, ndërsa pjesa tjetër që kanë shpenzuar më shumë energji elektrike, vetëm ata kanë pasur ulje”, shtoi ajo.

Sipas saj, heqja e bllokut tarifor e ka sjellë situatën deri tek eksplodimi i kërkesës për energji elektrike në masa jonormale.

“Një gjë e tillë edhe pa nxitje të efiçiencës së energjisë na ka bërë përballjen me krizën shumë më të vështirë sesa që ka qenë e nevojshme ta kemi”, tha më tutje ministrja.

Rizvanolli ka treguar se Qeveria e Kosovës i ka ndihmuar qytetarët dhe bizneset përmes subvencionimit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika