Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në seancën e 20 tetorit në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për projektligjin për caktimin e çmimeve tavan për produktet bazë ka thënë se si është e mundur që opozita të kundërshtojë një ligj të tillë, që sipas saj mundëson mbrojtjen e qytetarëve.
Ajo ka thënë se në këtë vit çmimi i peletit ka shkuar deri në 740 euro, ndërsa në vitin e kaluar ishte 180 euro, pra nën 200 euro.
Sipas saj, ka pasur një katërfishim të çmimit.
“MINT ka sjellë në Kuvend ligjin që mundëson mbrojtjen e qytetarëve. E pabesueshme që pamundësimit të trajtimit të tij para një jave mbi baza procedurale, opozita sot po e kundërshton këtë në Kuvend”, ka shkruar Rizvanolli në Twitter.
Çmimi i peletit deri në 740 euro për ton. Çmimi i prodhimit nën 200 euro.
MINT ka sjellur në Kuvend ligjin që mundëson mbrotjen e qytetarëve.
E pabesueshme që pamundësimit të trajtimit të tij para një jave mbi baza procedurale, opozita sot po e kundërshton këtë në Kuvend
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) October 20, 2022
Ajo ka bërë thirrje që të votohet ky ligj sa më herët që është e mundur që të mos ketë abuzime me çmime.